Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi e Ramosi pritet të mbesin te Parisi

E ardhmja e Lionel Messit dhe Sergio Ramosit duket se do të jetë te skuadra e Paris Saint-Germainit. “L’Equipe” të martën ka njoftuar se drejtuesit e Parisit pritet që dy lojtarëve t’i bëjnë ofertë për rinovimin e kontratave, të cilat u skadojnë në fund të këtij sezoni.

Mësohet se drejtori i Parisit, Lucas Ocampos, është i kënaqur me paraqitjet e Messit dhe Ramosit, me të cilët së shpejti pritet t’i fillojë negociatat. Thuhet se te Parisi janë të gatshëm t’u ofrojnë dy lojtarëve rinovimin e kontratave edhe për dy vjet të tjerë.

Si Messi ashtu edhe Ramos iu bashkuan Parisit vitin e shkuar si lojtarë të lirë.

Artikuj të ngjashëm