Paris Saint-Germain e ka zyrtarizuar të enjten transferimin e mbrojtësit spanjoll, Sergio Ramos.
Në njoftimin e gjigantit francez bëhet e ditur se Ramosi ka nënshkruar kontratë dyvjeçare. Me kalimin te PSG-ja si lojtar i lirë nga Real Mardidi, Ramos ka thënë se është një ndryshim i madh në jetën e tij dhe një sfidë e re, të cilën ka theksuar se nuk do ta harrojw kurrë.
“Jam shumë krenar që jam pjesë e këtij projekti ambicioz. Është kënaqësi të jesh pjesë e kësaj skuadre me kaq shumë lojtarë të shkëlqyeshëm. PSG-ja është një klub që tashmë ka treguar nivel të lart dhe unë dua të vazhdoj të rritem dhe të përmirësohem në Paris dhe t’i ndihmoj ekipit të fitoj sa më shumë trofe”, ka thënë Ramos për faqen zyrtare të klubit.
Presidenti i klubit Nasser Al-Khelaifi e ka cilësuar Ramosin si një prej lojtarëve më të mëdhenj në botë.
“Ne jemi të lumtur t’u njoftojmë se Sergio Ramos na është bashkuar. Sergio është një futbollist i kompletuar, një nga mbrojtësit më të mirë në histori të kësaj loje. Ai është konkurrent i lindur, një lider dhe profesionist i vërtetë”, ka thënë Al-Khelaifi.