Sergio Ramos është në pritje të debutimit me Paris Saint-Germanin. Mbrojtësi spanjoll ishte i grumbulluar në takimin e fundit ndaj Manchester Cityt në Champions League por nuk u inkuadrua në lojë.
Por debutimin e shumëpritur, mbrojtësi spanjoll do ta bëjë të dielën në ligën franceze në ndeshjen ndaj St. Etiennet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo35-vjeçari ka lënë pas dëmtimin dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës.
Ramos u transferua te PSG-ja gjatë verës si futbollist i lirë nga Real Madridi.