Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ramosi gati për të debutuar me PSG-n

Qendërmbrojtësi Sergio Ramos është gati për ta bërë debutimin e shumëpritur me fanellën e skuadrës së Paris Saint-Germainit. Mediumet franceze, kanë njoftuar të martën se Ramos ka një javë që është stërvitur rregullisht me grupin dhe nuk ka ndjerë asnjë dhimbje për të qenë në dispozicion të trajnerit Mauricio Pochettino.

Pritet që Ramos të debutojë këtë vikend në ndeshjen që PSG-ja e luan me Nantesin në Ligue 1, përpara se të jetë gati për duelin me Manchester Cityn javën e ardhshme në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ramos iu bashkua PSG-s si lojtar i lirë para fillimit të këtij edicioni, por shkaku i lëndimit nuk e ka bërë ende asnjë paraqitje për ekipin francez.