Winterthuri e ka luajtur të shtunën mbrëma ndeshjen e parë në Superligën e Zvicrës në futboll pas 37 vjetësh.
Dhe kjo skuadër mori pikë ndaj favoritit, Baselit, në hapje të edicionit të ri në elitën helvetike.
Winterthuri kaloi në epërsi që në minutën e tretë, kur Samir Ramizi shënoi gol të bukur.
Baseli barazoi shifrat në minutën e 70-të. Me rezultatin 1:1 përfundoi ndeshja.
Te Winterthuri pos Ramizit startuan edhe portieri Jozef Pukaj dhe mbrojtësi Granit Lekaj, që është edhe kapiten.
U aktivizua edhe Gëzim Pepsi, ndërsa në stol qëndruan Arlind Dakaj e Eris Abedini. Te Baseli, Taulant Xhaka e Tician Tushi qëndruan në stol.