Portieri shqiptar, Diant Ramaj, ka pranuar dy gola të dielën në barazimin e Ajaxit.
Ajaxi në kuadër të xhiros së 26-të, barazoi në udhëtim te Sparta Rotterdami, 2:2.
Belgu Arno Verschueren ia shënoi Ramajt të dy golat, në minutën e 28-të dhe të 47-të.
Më pas skuadra e tij realizoi në minutën e 65-të dhe të 88-të për barazimin 2:2.
Ajaxi në pozitën e pestë ka 41 pikë, kurse Sparta Rotterdami ka dhjetë pikë më pak në vendin e dhjetë.