Portieri Diant Ramaj ka qenë në portë te Ajaxi që barazoi në shtëpi kundër Zwolles me rezultatin 2:2.
Kjo ndeshje u zhvillua të dielën, në kuadër të javës së 16-të të elitës së futbollit holandez.
Ajaxi ishte duke fituar 2:0 deri në minutën e 48-të, por ekipi mysafir më pas shënoi dy gola për ta mbyllur ndeshjen baras, 2:2. Ajaxi është në vendin e pestë me 25 pikë, kurse Zwolle në vendin e 11-të me 18 pikë.
Artikuj të ngjashëm