Klubi Gjilani ka lëshuar një komunikatë të martën lidhur me gjendjen shëndetësore të trajnerit Zekirija Ramadani.
Sipas Gjilanit, Ramadani ishte helmuar dhe për këtë arsye mungoi në ndeshjen ndaj Trepçës ’89.
“Gjilani njofton se trajneri Zekirija Ramadani ndodhet në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Ramadani nuk ka mundur të udhëheq ekipin në seancën stërvitore të datës 22 Tetor dhe ka munguar në ndeshjen kampionale ndaj Trepça ’89 një ditë më vonë, për shkak të një helmimi, siç është konstatuar nga analizat mjekësore. Pas marrjes së terapisë, gjendja e teknikut shkupjan është shumë e mirë dhe nuk ka probleme të tjera. Të gjithë në SC Gjilani e presin Ramadanin t’i bashkohet ekipit në seancën e radhës stërvitore në përgatitjet për ndeshjen kampionale ndaj KF Dukagjini”, shkruan në komunikatën e Gjilanit.