Trajnerit të Gjilanit, Zekirija Ramadanit i vjen keq që ekipi tij humbi derbin ndaj Dritës.
Por, ai thotë se janë të qetë në rrugën për ta siguruar pjesëmarrjen në garat evropiane të edicionit të ardhshëm.
“Në derbin të cilin e humbëm thellë, nuk kishim asgjë. Ajo humbje pati ardhur për shkak se ishim më të dobët se Drita. Sot kishim rastet për ta fituar derbin, por që nuk ia dolëm. Jam i kënaqur me angazhimin, ndonëse fillimi nuk ishte i mirë. Nuk duhej ta nisnim ndeshjen ashtu, duhej ta kishim freskinë dhe posedimin e topit. Nuk e nënvlerësuam aspak këtë derbi. U futëm me lojtarët më të mirë që i kemi në dispozicion, nuk ia dolëm dhe ashtu siç shkuan punët, do të kënaqeshim edhe me një pikë. Kemi për tre ditë edhe një ndeshje të vështirë. Por, ne jemi rrugës për në Evropë, jemi brenda objektivit. Nuk jemi komod, por jemi më të qetë”, ka thënë Ramadani pas ndeshjes derbi, të cilin ekipi tij e humbi nga Drita me rezultatin 1:0.