Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ramadani i treti në Divizionin 3, Kosova e parafundit në ekipore

(KD) – Atletët e Kosovës e kanë përfunduar garimin në Lojërat Evropiane që po mbahen në Krakow dhe Malopolska të Polonisë. Gara e atletikës në Lojëra Evropiane ka shërbyer edhe si Kampionati Ekipor Evropian në atletikë. Ky kampionat është i ndarë në tri divizione. Në divizionin e parë garojnë përfaqësueset më të mira evropiane, ndërsa në divizionin e tretë përfaqësueset më të dobëta kontinentale. Dhe Kosova ka përfunduar e parafundit në divizionin e tretë. Ka mbledhur 150 pikë për vendin e 14-të. Prapa ka lënë vetëm Lihtenshtajnin, përfaqësuesen e vendit me vetëm 38 mijë banorë. Lihtenshtajni mblodhi vetëm 32 pikë. Pikët janë mbledhur me sukses nëpër gara.

Azerbajxhani, San Marino, Maqedonia e Veriut dhe Armenia janë mbi Kosovën. Shqipëria përfundoi e nënta me 257 pikë. I kishte tri vende të para në divizionin e tretë. Luiza Gega ishte e para në 5000 metra dhe në 3000 metra me pengesa. Franko Burraj ishte i pari në 400 metra, ndërsa vende të treta në divizionin e tretë kishin Muhamet Çangeli në kërcim së gjati dhe Dorian Çollaku në hedhje të çekanit.

Te Kosova rezultatin më të mirë e kishte atleti më i mirë në vend, Muhamet Ramadani. Ai përfundoi i treti në divizionin e tretë në hedhje të gjyles. Ramadani hedhjen më të mirë e kishte 19.07 metra. I pari në divizionin e tretë ishte Eric Favors i Irlandës me hedhjen më të mirë prej 20:28 metra. Mesut Pezer i Bosnjë-Hercegovinës ishte i dyti në divizionin e tretë me hedhje prej 20.25 metrash.

Medaljet individuale për Lojërat Evropiane në atletikë do të ndahen vetëm pasi të përfundojë gara në divizionin e parë, që zhvillohet prej të premtes deri të dielën.

Pos Ramadanit për Kosovën të premten garuan edhe shumë atletë.

Edhe Atletët me pak sukses edhe në ditën e dytë Sport Atletët me pak sukses edhe në ditën e dytë

Medina Kutleshi ishte e parafundit në hedhje të shtizës. Hedhja e saj më e mirë ishte 22.93 metra, ndërsa prapa la vetëm një gjeorgjiane. Garuan 12 atlete, ndërsa austriakja Victoria Hudson fitoi me hedhje prej 60.27 metra.

Në vrapim 200 metra, Sara Susuri ishte e nënta prej 14 garueseve. Kishte kohë prej 25 sekondash. 23.09 sekonda ishte koha fituese e divizionit të tretë. Në baterinë B, Sara ishte e dyta.

Tek atletët, Enis Bytyqi ishte i fundit në 200 metra. Në konkurrencë ishin 14 atletë. Ai kishte kohë prej 23.38 sekondash, ndërsa koha fituese ishte 20.66 sekonda.

Në kërcim së gjati, Lirije Peci nuk kishte plasman dhe u klasifikua e fundit. Njëjtë edhe Donika Kryemadhi në kërcim së larti.

Në vrapimin 3000 metra me pengesa, ku fitoi Luiza Gega e Shqipërisë, atletja e Kosovës, Gresa Bakraçi, ishte e pesta. Koha e saj ishte 10:42.39 minuta, që është evidentuar si rekord nacional. Luiza Gega kishte kohë prej 9:17.31 minutash.

Bardhyl Hajdaraj në hedhje të shtizës ishte i teti me hedhjen më të mirë prej 49.77 metrash. Hajdaraj, që është edhe volejbollist, la prapa gjashtë garues. 71.81 ishte hedhja më e mirë në divizionin e tretë.

Në vrapim 1500 metra, Valentina Kelmendi – Musa ishte e 12-a me kohë prej 5:02.60 minutash. La prapa tri garuese. Koha fituese ishte 4:27.96 minuta.

Në stafetën 4x400 metra miks, Kosova ishte e 11-ta, duke lënë prapa tri përfaqësuese. Koha e Kosovës ishte 3:37.59 minuta. Koha fituese ishte 3:17.16 minuta.

Edhe Atletët e Kosovës larg pozitave të para në Lojërat Evropiane, Shqipëria dukshëm më mirë Sport Atletët e Kosovës larg pozitave të para në Lojërat Evropiane, Shqipëria dukshëm më mirë

Kosova mori pjesë me shumë atletë në Lojërat Evropiane pikërisht për faktin se ngjarja ishte edhe Kampionat Evropian në konkurrencë ekipore.

Irlanda doli më e suksesshmja, para Austrisë e Izraelit. Këto tri përfaqësuese janë promovuar në divizionin e dytë për Evropianin e ardhshëm që mbahet në vitin 2025.

Image