Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ramadani dhe Tahirukaj të lumtur që barazuan me Italinë, të gatshëm kundër Rumanisë

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll ka barazuar ndaj asaj të Italisë në minutat e fundit të ndeshjes.

Golin e barazimit e ka shënuar Drilon Tahirukaj.

Përzgjedhësi i Kosovës Taip Ramadani, si dhe Tahirukaj në një intervistë ekskluzive për sportin në Interaktiv të KTV-së janë shprehur të kënaqur me paraqitjen e ekipit gjatë kësaj ndeshje.

Ramadani është shprehur shumë krenar që është përzgjedhës i ekipit të Kosovës si dhe i lumtur që arritën ta mposhtin Italinë.

“I kemi përkushtuar një energji të madhe ndeshjes ndaj Italisë pasi pati një rëndësi të madhe për ne, jam shumë i kënaqur me lojtarët pasi nuk janë dorëzuar edhe pse ishin duke humbur. Ndihem shumë krenar që jam përzgjedhës i Kosovës. Kemi shumë pak kohë që të kthemi energjinë që na duhet ndaj ndeshjes me Rumaninë, e dimë kapacitetet e tyre e edhe dobësit e tyre. Ne duhet të luajm edhe më mirë ndaj tyre. Me Rumaninë presim ta nxjerrim më të mirën nga ne", tha ai.

Ndërsa lojtari që shënoi golin e barazimit, Tahirukaj është shprehur shumë i lumtur me fitoren ndaj Italisë.

Edhe Kosova barazon me Italinë për fazën e parë kualifikuese për Botërorin 2021 Sport Kosova barazon me Italinë për fazën e parë kualifikuese për Botërorin 2021

“Ndjenja më e mirë që kam pasur ndonjëherë që prej se kam filluar të luaj”, është shprehur Tahirukaj.

“Me të vërtet që nga dita e parë që jemi grumbulluar si përfaqësuese kalojmë shumë mirë dhe jemi bërë si familje me lojtarët. Ne kemi ndeshjen shumë të vështirë ndaj favorit Rumanisë, si gjithmonë do të japim maksimumin, pse jo edhe të kualifikohemi”, ka shtuar Tahirukaj.

Kjo ndeshje u luajt në palestrën “Pala Tedeschi” të Beneventos, ku do të organizohet i gjithë turneu i Grupit 3.