Trajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani ka thënë se barazimi i arritur në fund të takimit ndaj Ferizajt është i barabartë me fitore për ekipin e tij. Ai ka thënë se në Ferizaj ekipi tij kishte udhëtuar për fitore.
Ndeshja në mes të Ferizajt dhe Gjilanit përfundoi baras, 1:1.
“Ekipi është i ngarkuar psikologjikisht, por nuk është justifikim. Pjesën e parë kishim një rast, ndërsa në të dytën kishim rastin për të përmbysur rezultatin, por në fund të shpëtosh humbjen është e barabartë me fitore. Kemi marrë një pikë, nuk erdhëm për të kalkuluar me rezultatin, pasi erdhëm për të fituar. Është një meritë e Ferizajt që dolëm me barazim në këtë takim”, ka thënë Ramadani.