Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Raiola kërkoi 50 mln euro për paga vjetore për Haalandin

Chelsea kishte shprehur interesim për Erling Haalandin e Dortmundit. Por, klubi anglez nuk bëri ofertë zyrtare, për shkak të kërkesave të papërballueshme të menaxherit të lojtarit, Mino Raiola.

“Bildi” shkruan se Raiola i ka kërkuar Chelseat 50 milionë euro pagë vjetore për Erling Haalandin. Po ashtu, ai ka kërkuar edhe 40 milionë euro për vete dhe stafin e tij.

Ndërkohë, Dortmundi ka vendosur që të mos e shesë në këtë verë sulmuesin norvegjez. Në mesin e klubeve të interesuara për 21-vjeçarin janë edhe Real Madridi e Manchester City.