Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Raiola e Mendes pas yllit të Tottenhamit

Dy agjentët më të fuqishëm në botën e futbollit, Mino Raiola dhe Jorge Mendes janë në ‘luftë’ për mesfushorin e Tottenhamit, Dele Alli.

Mediat angleze raportojnë se Raiola e Mendes po ‘luftojnë’ kokë më kokë për të marrë “timonin” e menaxherit të ardhshëm për reprezentuesin anglez, transmeton kp.

Alli muajin e kaluar është ndarë nga agjenti Rob Segal, duke ndezur motorët e agjentëve të mëdhenj që të vrapojnë pas tij.

Raiola dhe Mendes raportohet se janë duke bërë garë të ashpër për të nënshkruar me yllin e “Spurs”, të cilin synojnë ta shesin verën që vjen në ndonjë klub të famshëm evropian, pasi që të dy agjentët njihen për transferimet e futbollistëve të famshëm.

Image