Ngasësi i ekipit “Alfa Romeo”, Kimi Raikkonen, ka dalë pozitiv në testin për COVID-19 dhe do të mungojë në Grand-Prixin e vikendit në Holandë.
41-vjeçari nga Finlanda, që këtë javë njoftoi për pensionimin e tij nga Formula 1 në fund të sezonit, do të zëvendësohet nga ngasësi rezervist, Robert Kubica.
“Kimi nuk ka simptoma dhe është në gjendje të mirë. Menjëherë ka hyrë në izolim”, ka shkruar ekipi i “Alfa Romeo”.
Kubica për herën e fundit ka garuar në fund të sezonit 2019 për “Williamsin”, por është testuar disa herë këtë vit me “Alfan”.