Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Raikkonen pensionohet nga Formula 1 në fund të stinorit

Ish-kampioni i Formula 1, Kimi Raikkonen, ka njoftuar se do të tërhiqet nga kjo seri e garave në fund të stinorit.

Finlandezi 41-vjeçar, i cili fitoi titullin me Ferrarin në vitin 2007, aktualisht garon për Alfa Romeon.

“Ky do të jetë stinori im i fundit në Formula 1. Ky është vendim që kam marrë gjatë dimrit të kaluar. Koha e Formula 1 mund të jetë duke shkuar nga fundi, por ka shumë më tepër në jetë që dua të shijojë dhe përjetojë”, ka shkruar Raikkonen në Instagram.

Raikkonen ka filluar karrierën në vitin 201 dhe ka garuar në 341 gara, më tepër se çdo garues tjetër.

Ai ka fituar 21 gara dhe ka përfunduar në podium më tepër se 100 herë.

Artikuj të ngjashëm