Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rahovecit zyrtarizon edhe një lojtar të huaj

Skuadra e Rahovecit ka zyrtarizuar edhe një përforcim tjetër të huaj, amerikanin Tyheim Monroe. Klubi i Superligës së Koosvës në basketboll, të mërkurën e ka konfirmuar Monroen, i cili është amerikani i gjashtë në ekip.

Në njoftimin e Rahovecit, thuhet se Monroe i bashkohet ekipit me qëllimin për ta ndihmuar te kthimi i rezultateve pozitive, pasi këtë edicion klubi ka shtatë humbje karshi një fitoreje në elitë.

Monroe (201 cm) luan në pozitat 3-4 dhe në të kaluarën ka bërë karrierë në NCAA dhe Superligën e Brazilit.