Sport

Rahoveci kthehet te fitorja

Pas nëntë humbjeve rresht, Rahoveci është kthyer te fitorja në Superligën e Kosovës në basketboll. Të dielën mbrëma, Rahoveci në shtëpi fitoi ndaj Bashkimit me rezultat 98:95. Ndeshja i ka takuar xhiros së 11-të.

Rahoveci kishte fituar ndeshjen e parë e më pas rreshtoi nëntë humbje.

Rahovecin drejt fitores e udhëhoqi Chriss Seeley me 19 pikë, tetë kërcime e pesë asistime.

sJahi Carson i kishte 21 pikë, ndërsa Edmond Kryeziu i shtoi 17 pikë. Curtis Jones u dallua te basjkimi me 30 pikë e pesë kërcime. Fahro Alihoxhiq i kishte 19 pikë e pesë kërcime. Bashkimi i Prizrenit tani i ka katër fitore e shtatë humbje.