Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rahoveci fiton me rezultat të thellë ndaj Dritës

KB Rahoveci ka shënuar fitoren e tretë rresht në Superligën e Kosovës në basketboll.

Të shtunën Rahoveci mposhti Dritën me shifrat 112:59.

“Vreshtarët” e dominuan takimin nga fillimi e deri në fund duke mos iu rrezikuar asnjëherë fitorja. Te Rahoveci gjashtë basketbollistë e mbyllën ndeshjen me pikë dyshifrore.

Lojtari më i dalluar ishte Ivan Koljeviq me 19 pikë, nëntë asistime dhe pesë kërcime. U ndihmua edhe nga Makol Mawien që shtoi 13 pikë e 13 kërcime.

Te Drita u veçua Enis Morina me 12 pikë dhe 10 kërcime.