Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

KB Rahoveci shënon fitoren e dytë këtë sezon

Basketbollistët e Rahovecit kanë triumfuar ndaj Dritës në ndeshjen e parë të xhiros së nëntë në Superligë.

Në duelin e luajtur të mërkurën, Rahoveci ka triumfuar me shifrat 122:104. Për Rahovecin, kjo është vetëm fitorja e dytë këtë edicion karshi gjashtë humbjeve.

Në fakt, “Vreshtarët” të dy fitoret e këtij sezoni i kanë pikërisht ndaj Dritës, skuadër e rikthyer në elitë.

Është ngritur në kuotën e dhjetë pikëve dhe mbetet në pozitën e parafundit në tabelë, me një pikë më shumë se Drita që mbetet e fundit dhe skuadra e vetme pa fitore këtë edicion në Superligë.

Altin Morina me 31 pikë, shtatë kërcime e tetë asistime ishte më i dalluari te Rahoveci, ndërsa me lojë të mirë u veçuan edhe amerikanët Milik Yarbough (26 pikë, 16 kërcime) e Tyheim Monroe (22 pikë, 16 kërcime).

Te skuadra e Dritës, katër basketbollistë e mbyllën ndeshjen me pikë dyshifrore, ndërsa më i efikasi ishte Isiah Johnson me 28 pikë të realizuara, i përcjellë nga Marcus Mayers me 25 pikë.

Artikuj të ngjashëm