Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ragnick do të marrë drejtimin e Milanit

Rafal Ragnick do të marrë postin e trajnerit të Milanit në verë të këtij viti, raporton “L’Equipe” të mërkurën.

Ish-trajneri i RB Leipzigut dhe Schalkes ka firmosur kontratë me skuadrën italiane, sipas së cilës ai do të ketë kontrollin e transferimit të lojtarëve si dhe do të menaxhojë skuadrën.

Gjermani 61-vjeçar nga Leipzigu është larguar vitin e kaluar.