I pëlqyeri i Milanit, Ralf Rangnick, dëshiron t’i kthehet punës si trajner dhe e ka shkëputur kontratën e tij me Red Bullin. Ish-trajneri i Leipzigut dhe Schalkes pranoi që ta shkëpusë kontratën e tij me Red Bullin, kur kishte edhe një vit tjetër.
Milani ishte afër që të arrijë marrëveshje me Rangnickun që nga fillimi i këtij viti dhe Red Bulli kërkoi 8 milionë euro kompensim për ta lënë drejtorin të lëvizë drejt Italisë.
Mediat në Itali shkruan se shefi ekzekutiv i Milanit, Ivan Gazidis, ishte i gatshëm t’ia japë atij fuqinë e plotë në “San Siro”, bashkë me rolin e trajnerit, por në fillim të korrikut u tha se përfaqësuesit e gjermanit e kishin prishur marrëveshjen, transmeton KOHA.
Gazeta italiane shkruan tutje se Rangnicku do ta preferonte kalimin në Premier Leaguen angleze.