Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ralf Rangnick, “profesori i futbollit”

Njeriu që raportohet se zyrtarisht do të jetë trajneri i ekipit nga Serie A, Milan, prej edicionit të ardhshëm, ka një histori të gjatë në futbollin gjerman. Puna e 62-vjeçarit në Bundesligë dhe gjetkë ka ndikuar në një brez trajnerësh gjermanë.

Ishte viti 1998 kur Ralf Rangnick, si trajner i kategorisë së dytë, Ulm, befasoi botën e futbollit gjerman kur u paraqit në një shfaqje sportive televizive për të shpjeguar repartin defensiv – vijën e mbrojtjes – dhe idenë për të punuar më shumë me topin, shkruan DW.

Atëbotë, Rangnick ishte plotësisht i sigurt në filozofinë që po e paraqiste në televizion, duke zbuluar idetë e tij inovative në një vend të papërgatitur për këtë zbulim, i cili bëri që ai të fitojë nofkën “Profesor i Futbollit”, transmeton KOHA. Me pak fjalë, ai moment edhe e përmbledh karrierën e Rangnickut. Besimi që ai ka në filozofinë e tij nuk është lëkundur kurrë, madje edhe përballë kritikave.

Risitë e tij frymëzuan shumë nga gjeneratat aktuale të trajnerëve në Gjermani, gjë që padyshim e bën Rangnickun si njërin prej personazheve më me ndikim në futbollin gjerman. Te Milani, Rangnick do të zëvendësojë Stefano Piolin dhe raportohet se tashmë trajneri nga Gjermania ka zgjedhur edhe përforcimet që do t’i transferojë në “San Siro” për edicionin 2020/21.

“Ralf Rangnick do të jetë trajner i Milanit prej edicionit të ardhshëm. Palët në parim kanë arritur marrëveshje afatgjate dhe Rangnick tashmë po punon në transferimin e lojtarëve që do t’i përshtaten atij te Milani. Në klub janë të bindur se Rangnick do ta kthejë shkëlqimin e dikurshëm Milanit”, ka shkruar e përditshmja “Gazzetta dello Sport”.

Një trajner që nuk ka qenë lojtar profesionist

Rangnick nuk luajti kurrë profesionalisht, por mblodhi përvojë stërvitore në të gjithë vendin. Së pari në nivelin e të rinjve të Stuttgartit, pastaj ai e çoi ekipin Ulm në një ngritje të papritur të rangjeve të futbollit gjerman.

Artikuj të ngjashëm