Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Raducanu kalon në raundin e tretë në “Indian Wells”

Emma Raducanu mposhti tenisten Caroline Garcia të Francës 2:1 në sete, 6:1, 3:6 dhe 6:1, dhe kaloi në raundin e tretë të garës “Indian Wells”.

Britanikja 19-vjeçare setin e parë e fitoi pa problem, por hasi vështirësi në të dytin.

Setin vendimtar, të tretin, kampionia e “US Open” e fitoi po ashtu pa telashe.

tjetër, Harriet Dart, e mposhti ish-numrin një të botës së tenisit te femrave, Elina Svitolinan nga Ukraina, 2:1 në sete, 2:6, 6:3 dhe 6:3, për t’u bashkuar rrethit të tretë.

Tenistja Dart, e cila renditet në vendin e 122-të në botë, do të ballafaqohet me estonezen Kaia Kanepi në raundin tjetër, teksa Raducanu ballafaqohet me kroaten Petra Martiq.

Raducanu është e 13-ta në botë.