Sporte të tjera

Emma Raducanu pëson humbjen më të thellë në karrierë

Emma Raducanu

Emma Raducanu e ka pësuar humbjen më të thellë, pasi bartësja e dytë e turneut Grand Slam të “Australian Open”, Iga Swiatek, ishte superiore në ndeshjen e raundit të tretë.

Britanikja Raducanu humbi 6:1 dhe 6:0 në “Rod Laver Arena”.

Tenistja që renditet e 61-ta në botë u mposht nga polakja Swiatek në meçin që zgjati vetëm 70 minuta.

Është hera e dytë që Raducanu e mbyll ndeshjen me vetëm një gem të fituar.

6:0 dhe 6:1 kishte humbur edhe nga Elena Rybakina e Kazakistanit në Sydney, tre vjet më parë.

“Ajo luajti mirë, por mendoj se unë nuk luajta mirë. Nuk është kombinim i mirë”, ka thënë 22-vjeçarja.

Pesë herë fituesja e turneve Grand Slam, Swiatek, asnjëherë nuk i ka kaluar gjysmëfinalet në Melbourne, por niveli i shfaqur ndaj Raducanut, u ka dërguar sinjal kundërshtareve tjera për titull në këtë edicion.

“Nëse një teniste e nivelit të lartë luan lojë të përkryer, gjithmonë është meç i vështirë”, ka shtuar Raducanu.