Emma Raducanu, e cila shkëlqeu në vitin e kaluar kur e fitoi titullin në “US Open”, pësoi disfatë befasuese në rundin e parë të turneut dhe nuk ka arritur ta mbrojë titullin.
Raducanu është mposhtur nga francezja Alize Cornet 6:3 dhe 6:3.
Britanikja bëhet tenistja e parë kampione në New York që pëson disfatë në rundin e parë për mbrojtjen e titullit. Një gjë e tillë i kishte ndodhur edhe Angelique Kerberit në vitin 2017.
Edhe kampionia e “Wimbledonit”, Elena Rybakina, ka pësuar disfatë befasuese nga Clara Burel në rundin e parë të turneut “US Open”.
Rybakina ka thënë para turneut se nuk po ndihet si kampione e “Wimbledonit” për shkak se nuk fitoi asnjë pikë, ashtu edhe siç ishte vendosur më herët.
23-vjeçarja, bartëse e 23 e turneut në New York, u mposht 6:4 dhe 6:4 nga Burel, që zë pozitën e 131 në ranglistën botërore.
Më herët gjatë ditës, numri një i botës së tenisit në konkurrencën e femrave, Iga Swiatek, fitoi në dy sete 6:3 dhe 6:0 ndaj italianes Jasmine Paolini, në meçin që zgjati një orë e gjashtë minuta.
Edhe
Rybakina e fiton titullin e parë në “Australian Open”
Polakja Swiatek u ankua se në këtë turne “topat” janë të tmerrshëm. “US Open” është turneu i vetëm i madh ku meshkujt dhe femrat përdorin topa të ndryshëm.
Tani do të ballafaqohet me fituesen e vitit 2017, Sloane Stephens.
Jashtë turneut është edhe dy herë kampionia e “US Open”, Naomi Osaka, që u eliminua pas disfatës 7:6 dhe 6:3 nga amerikania Danielle Collins.