Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Raducanu befasohet nga Koviniq

Kampionia në fuqi e turneut “U.S Open”, Emma Raducanu, është mposhtur 2:1 në sete nga tenistja Danka Koviniq, 6:4, 4:6 dhe 6:3, në raundin e dytë të turneut “Australian Open”.

Racuanu ishte befasia e “U.S Open” në shtatorin e vitit të kaluar, pasi triumfoi në garën e dytë të madhe në të cilën mori pjesë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

19-vjeçarja Raducanu hyri në “Australian Open” si bartësja e 17-të e garës dhe në raundin e parë triumfoi ndaj Sloane Stephens, që ishte kampione e “U.S Open” në vitin 2017.

Raducanu mori dy herë tretman mjekësor gjatë ndeshjes në dorën e djathtë. Ajo dukej se kishte probleme dhe e mbylli pa pasur mundësi ta jepte maksimumin.