Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Raducanu e pëson humbjen e parë që nga triumfi në “US Open”

Tenistja britanike, Emma Raducanu, e ka humbur ndeshjen e parë që prej u bë kampione në Grand-Slam. Raducanu i humbi dy sete rresht dhe u eliminua në Indian Wells nga bjellorusja Aliaksandra Sasnovich.

Numri 22 i botës në tenisin e femrave, Raducanu, ishte duke e synuar fitoren e 11-të rresht, pasi e fitoi turneun “US Open” muajin e kaluar.

Por, Sasnovich, e renditur në vendin e 100-të në botë, e mposhti 18-vjeçaren 6:2 dhe 6:4 në sete, në raundin e dytë të “BNP Paribas Open”.

Turneu i radhës për tenisten e talentuar do të jetë “Kremlin Cup” në Moskë pas 10-të ditësh.

Artikuj të ngjashëm