Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sakkari fiton ndaj Badosas, në finale luan ndaj Swiatekut

Maria Sakkari mposhti kampionen në fuqi, Paula Badosa, dhe ka shkuar në finalen e turneut “Indian Wells”, që për të është arritja më e madhe në karrierë.

Grekja Sakkari, e cila më parë kishte fituar 12-të nga 14 gjysmëfinalet ku ishte pjesëmarrëse, u pa me lot në sy pasi fitoi ndaj spanjolles me rezultatin 2:1 në sete, 6:2, 4:6 dhe 6:1.

Ajo do të takohet me Iga Swiatekun të dielën, ndërsa fituesja do të ngjitet në vendin e dytë në renditjen botërore.

Polakja Swiatek mposhti më herët rumunen Simona Halep, 7:6 dhe 6:4, duke regjistruar fitoren e 10-të rresht.