Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Radamel Falcao “shokon” Atletico Madridin

Sulmuesi kolumbian, Radamel Falcao, ka shokuar Atletico Madridin të martën mbrëma. Falcao ka shënuar gol në minutën e 92-të për Raya Vallecanon që i mori pikë Atleticos në Madrid. Ndeshja përfundoi 1:1.

Falcao 36-vjeçar shënoi nga pika e bardhë për t’ia mohuar fitoren Atleticos.

Atletico Madridi ishte në epërsi 1:0 prej minutës së 20-të, kur shënoi Alvaro Morata.

Ndeshja i ka takuar javës së dhjetë të La Ligas spanjolle.

Atletico është e treta me 22 pikë nga dhjetë ndeshje. Rayo Vallecano mban pozitën e dhjetë me 11 pikë.

Ivan Balliu kompletoi ndeshjen te Vallecano.

Artikuj të ngjashëm