Memhpis Depay ka shënuar gol në minutën e 91-të për fitoren e vështirë por të vlefshme të Atletico Madridit.
I asistuar nga Antoine Griezmann, Depay shënoi për 2:1 në ndeshjen ndaj Rayo Vallecanos.
Ndeshja i takoi xhiros së 20-të të La Ligas spanjolle.
Reinaldo kaloi në epërsi 1:0 Atleticon në minutën e 35-të. Shifrat në 1:1 i barazoi Alvaro Garcia në minutën e 42-të.
Atletico është në vendin e tretë me 47 pikë, sa i ka edhe Barcelona në pozitën e katërt.
Rayo Vallecano është e 13-ta me 24 pikë.
Artikuj të ngjashëm