Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico Madridi shënon fitore dhe rrit presionin ndaj Realit

Atletico Madridi ka fituar 2:1 në udhëtim ndaj Rayo Vallecanos. Ndeshja e luajtur të dielën mbrëma i ka takuar xhiros së 28-të të La Ligas spanjolle. Nahuel Molina shënoi për 1:0 në të mirë të Atletico Madridit. Për 2:0 shënoi Mario Hermoso menjëherë në minutën e 24-t.

Në minutën e 62-të, Vallecano mbeti me një lojtar më pak në fushë, por kjo skuadër ia doli të shënoi gol. Rezultatin në 2:1 e ngushtoi Fran Garcia në minutën e 85-të. Me fitore, Atletico Madridi i është afruar në vetëm dy pikë Real Madridit.

Atletico është e treta me 57 pikë, ndërsa Reali është i dyti me 59 pikë. Barcelona udhëheq me 71 pikë, ndërsa ka një ndeshje më pak të luajtur. Rayo Vallecano renditet e nënta me 37 pikë.