Sport

Rabioti ndihet me fat para Kupës së Botës

Adrien Rabiot

Mesfushori i Juventusit dhe Francës, Adrien Rabiot, beson se ka qenë me fat që nuk ka ndryshuar skuadër dhe beson se mund ta zëvendësojë Paul Pogban dhe N’Golo Kanten në Kupën e Botës.

Francezi pritet të jetë titullar në Katar, pasi Pogba dhe Kante janë të lënduar.

“Do të jap më të mirën siç bëj te Juventusi. Ndihem në formën më të mirë mendërisht dhe fizikisht”, ka thënë ish-mesfushori i Paris Saint-Germainit për “La Gazzetta Dello Sport”.

“Kupa e Botës është një ëndërr që nuk u plotësua para katër vjetësh në Rusi dhe tani po kënaqem shumë, me kujtimet si fëmijë duke parë Zidanen në vitin 2006”, ka vazhduar tutje ai. Rabiot në Botëror do të shkojë me formë të mirë, pasi ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar dy asistime në 16 paraqitje në të gjitha garat.

Për të gjatë verës ishte interesuar skuadra angleze, Manchester United.