Doha, 23 nëntor - Mesfushori francez, Adrien Rabiot, po e shijon rilindjen e tij edhe në Kupën e Botës, katër vjet pasi refuzoi të përfshihej në listën rezervë në Botërorin e mbajtur në Rusi. Ai bëri një ndikim të menjëhershëm të martën mbrëma, duke shënuar golin e barazimit dhe duke organizuar golin e dytë të Francës në fitoren 4:1 ndaj Australisë. Ndikimi i Rabiotit në aspekt ishte i ngjashëm me atë të Paul Pogbas, të cilin ai po e zëvendëson me sukses në formacionin e parë pasi bashkëlojtari i tij te Juventusi mbeti jashtë për shkak të lëndimit.
Në vitin 2018, Rabiot u vendos në listën për Kupën e Botës, megjithatë mesfushori i dërgoi email Didier Deschamps për ta informuar se nuk do të pranonte të ishte në gatishmëri të pranonte një rol të tillë, duke e shtyrë trajnerin të thoshte se Rabiot po bënte “një gabim shumë të madh”. I vënë në treg nga Juve para fillimit të këtij sezoni pasi nuk arriti të bindte me paraqitjet e tij qëkur iu bashkua në vitin 2019, Rabiot u rikthye te Franca vetëm në vitin 2020.
Pasi rizbuloi lojën e tij te Juventusi këtë sezon, Rabiot e realizoi në mënyrë spektakolare historinë e rikthimit të tij të martën mbrëma në skenën më të madhe të futbollit. Pas 20 minutash të mjera gjatë të cilave ai luftoi me shokun e mesfushës Aurelien Tchouameni, Rabiot shënoi me kokë për golin e barazimit në stadiumin “Al Janoub”. Ai shënoi pas harkimit të Theo Hernandezit. Pesë minuta më vonë, ai ndihmoi në golin e dytë të Francës, të cilin e realizoi Olivier Giroud.
“Jo shumë kohë më parë, ai bëri një veprim edhe pse i thash se ishte i gabuar. Mirëpo, tani jam plotësisht i lumtur që ai po e konfirmon formën e mirë edhe me ne. Asnjëherë nuk kam dyshuar në inteligjencën dhe kapacitetet e tij”, tha Deschamps.
“Ai sjell stabilitet, fiton topa dhe përveç kësaj shënon, edhe kur në fund më duhej ta informoja që ta ulte pak ritmin. Ta kemi atë në atë shkallë është thelbësore për ne gjatë ndeshjeve të Botërorit”.
Me Lucas Hernandezin tashmë të lënduar, vëllai i tij Theo tani është i vetmi mbrojtës i majtë aktual brenda skuadrës. E në rast të dëmtimit edhe të Theo Hernandezit, atëherë Deschamps mund të vendosë që Rabiot të luajë në krahun e majtë të mbrojtjes. Sidoqoftë, pas efikasitetit të së martës, Deschamps mund të hezitojë t'i privojë ekipit të tij disa gjërat shtesë të Rabiotit në fushë.