Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rabioti infektohet me koronavirus

Mesfushori i Juventusit dhe i Francës, Adrien Rabiot, ka dalë pozitiv në testin për koronavirus dhe nuk do të jetë i pranishëm në finalen e Ligës së Kombeve kundër Spanjës.

Lajmi është konfirmuar nga Federata e Futbollit të Francës.

“Adrien Rabiot nuk do të jetë i pranishëm në finalen e Ligës së Kombeve të dielën në orën 20:45 kundër Spanjës. Mesfushori i Juventusit ka dalë pozitiv me Covid-19 pas testit të bërë. Sapo u bënë të ditura rezultatet, Adrien Rabiot u fut në izolim. Ai nuk do të jetë në Milano me shokët e skuadrës. Rabiot nuk mund të zëvendësohet me lojtarë tjetër për shkak të rregullave. Didier Deschamps duhet të mbështetet te grupi me 21 futbollistë për finalen ndaj Spanjës”, thuhet në njoftim.

Rabiot 26-vjeçar, luajti 75 minuta kundër Belgjikës në gjysmëfinalen e fituar 3:2 nga Franca.

Ai ka shënuar gjashtë gola në 91 paraqitje me “bianconerët” dhe e ka fituar titullin e Serie A, Kupën dhe Superkupën e Italisë në dy sezonet e para në Torino.

Artikuj të ngjashëm