Mesfushori i Juventusit, Adrien Rabiot, ka rikonfirmuar se është i kënaqur në Torino dhe e sheh të ardhmen te skuadra “bianconere”.
Francezi ka folur për mediumit “Telefoot” pas fitores 8:0 kundër Kazakistanit, kur ish-mesfushori i Paris Saint-Germainit e shënoi golin e gjashtë pas 75 minutash.
Kylian Mbappe realizoi katër herë në “Parkun e Princave”, derisa Karim Benzema realizoi dy gola. Një tjetër e shënoi Antoine Griezmann.
“E shoh vetëm te Juventusi, natyrisht se po. Jam shumë i lumtur në Torino”, ka thënë 26-vjeçari Rabiot.
Rabiot u transferua te Juventusi në korrik të vitit 2019 dhe ka zhvilluar 95 ndeshje. Ka kontribuuar me gjashtë gola e pesë asistime.
Artikuj të ngjashëm