Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Marotta synon tjetër lojtar të Juventusit

Drejtori i Interit, Beppe Marota, ka shprehur interesim që ta transferojë Adrien Rabiotin nga Juventusi, në momentin kur atij t’i skadojë kontrata në verë.

Rabioti është në gjashtë muajt e fundit të kontratës me Juventusin.

Ai kishte nënshkruar kontratën e re në ditët e fundit të qershorit të vitit të kaluar dhe nuk ka negociuar më për kontratë të re.

Kështu ka shkruar të shtunën mediumi “Tuttosport”.

Rabiot është futbollist i Juventusit prej vitit 2019, kur u transferua nga Paris Saint-Germaini.

Edhe Rabioti i bashkohet Milanit në stërvitje Futboll 10 muaj më parë Rabioti i bashkohet Milanit në stërvitje

Ka tre gola të shënuar e tri asistime në edicionin aktual.

Në verën e vitit të kaluar, nga Juventusi tek Interi ishte transferuar Juan Cuadrado.