Pjesa e jashtme e stadiumit "Riza Lushta" në Mitrovicë nuk të jep përshtypjen se brenda ndodhet arenë e futbollit. Por, nëse ofrohesh, mund t’i shohësh fushën dhe pjesën kryesore të tribunës, përmes vrimave që janë hapur në stadiumin e qytetit në Mitrovicë.
Gjendja e njërës prej arenave më të vjetra në futbollin e Kosovës, ku ka shkruar histori Trepça në ish-Jugosllavi, është e mjerueshme, si jashtë e po ashtu edhe brenda, duke mos përjashtuar as zhveshtoret, të cilat nuk i plotësojnë kriteret për të qëndruar lojtarët. E kryetari i skuadrës së Trepçës ’89, Abedin Zeka, është shprehur i dëshpëruar me gjendjen aktuale të stadiumit “Riza Lushta. I pari i skuadrës mitrovicasve ka bërë të ditur se të luhen ndeshjet dhe të stërvitësh në këto kushte nuk është aspak e lehtë për lojtarët dhe stafin e skuadrës. Ai thotë se këto kushte nuk i plotësojnë nevojat e lojtarëve në stërvitje. “Është e tepërt me fol se në çfarë gjendje është stadiumi ynë. Në këto kushte ne i zhvillojmë ndeshjet që nuk janë aspak të favorshme për futbollistët tanë. Deri më tani askush prej Federatës së Futbollit të Kosovës, apo Ministrisë së Sportit nuk kanë ardhur ta shohin se në çfarë gjendjeje është stadiumi ynë. Kjo është turp i madh. Ne kemi bërë disa tentime ta rregullojmë, por kjo është e pamundur pasi tashmë stadiumi nuk është aspak në gjendje të mirë dhe është e vështirë ta rregullojmë. Lojtarët tash e sa vite stërvitin në këtë gjendje që nuk është aspak e favorshme për të kryer seancat stërvitore”, u shpreh Zeka.
Kryetari i ‘89-së, ka bërë të ditur se e ka pasur të gatshëm projektin për të rinovuar stadiumin e qytetit. Mirëpo Zeka thotë se nuk gjeti mbështetje në Ministrinë e Sportit për ta finalizuar këtë projekt. Ndihmë ai thotë se nuk gjeti as në Komunën e Mitrovicës. “Komuna nuk ka investuar kurrë, të gjitha obligimet rreth stadiumit i paguan klubi. Komuna nuk na ka penguar, por asnjëherë nuk kemi pasur përkrahje financiare. Ne e kemi një projekt me një stadium me kapacitet prej rreth tre mijë tifozë. I kemi bërë të gjitha detajet e këtij projekti, ku me një shumë prej 550 mijë eurosh do ta rregullonim strukturën e stadiumit. Por deri më tani nuk është bërë asgjë në lidhje me këtë”, tha Zeka.
-
Trepça me reagim për palestrën “Minatori”
-
Gjendja e shumicës së stadiumeve e tmerrshme, MKRS-ja përmend 30 stadiume për pesë vjet
-
Thyhet sërish stadiumi ”Riza Lushta”, vidhen gjëra të vlefshme
-
Te ‘89-shi të pakënaqur me rezultatet, paralajmërohen ndryshime
-
Rënia e 89-shit lë edhe një qytet të futbollit jashtë Superligës