Në stadiumin ”Riza Lushta” persona të pandërgjegjshëm kanë hyrë për herën e tretë brenda katër ditësh dhe janë vjedhur gjëra të rëndësishme.
Kështu ka njoftuar klubi mitrovicas të shtunën në mëngjes.
Ata kanë shprehur shqetësim dhe kanë kërkuat ndihmën e Policisë së Kosovës.
”Klubi Futbollistik Trepça’89 njofton se sot është hera e tretë brenda katër ditëve që persona të pandërgjegjshëm — kanë thyer hyrjet e Stadiumit dhe kanë grabitur gjësende të vlefshme të Klubit (Pajisje elektronike të ndryshme, makineri për rregullimin e fushës etj).
Këto raste janë të paarsyeshme dhe sidomos në një Klub sportiv.
Edhe
Barazim pa gola në “Riza Lushta”
Kjo është edhe për arsye të kushteve shumë të dobëta të Stadiumit “Riza Lushta” ku vrimat për të hyrë në Stadium janë të panumërta.
I bëjmë thirrje Policisë së Kosovës që të merren sa më seriozisht dhe ti ndalojnë këto raste”, shkruan Trepça ‘89 në faqen zyrtare.
-
Tre tifozë të "Torcidës" arrestohen nën dyshimin për sulmin pas ndeshjes Trepça – Vushtrria
-
Vidhen dy trafo në Trepçë, vlera e tyre shkon deri në 80 mijë euro
-
Nis rrënimi i objekteve pa leje në pronën e “Trepçës” në Mitrovicën e Veriut
-
Tre persona të armatosur sulmojnë dy qytetarë në Prizren, ua vodhën 40 euro