Përzgjedhësi i Iranit, Carlos Queiroz ka përgëzuar ekipin e tij për paraqitjen fantastike ndaj Uellsit.
Irani, të premten e mposhti 2:0 Uellsin në xhiron e dytë të Grupit A, për ta shënuar fitoren e parë në Botërorin “Katari 2022”. Queiroz ka thënë se Iranit i është nevojitur kjo fitore, që sipas tij ishte plotësisht e merituar.
“Ne luajtëm sot me karakter të jashtëzakonshëm, që është profili i skuadrës sonë. Pika e dytë ishte të largohesh nga kjo ndjenjë e keqe e gjakderdhjes. Futbolli është një lojë momentesh të ndryshme. Nuk është sepse fiton apo humb. Ne luajtëm shkëlqyeshëm dhe e merituam të fitonim”, ka thënë Queiroz pas ndeshjes.
Artikuj të ngjashëm