Përfaqësuesja e Iranit ka shënuar fitoren e parë në Botërorin “Katari 2022”.
Të premten, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit A, Irani triumfoi ndaj Uellsit me rezultatin 2:0.
Golin e fitores për Iranin, u shënuan në minutat e kohës shtesë. Fillimisht, në minutën e tetë shënoi Rouzbeh Cheshmi, ndërsa tre minuta më vonë realizoi edhe Ramin Rezaeian. Për Iranin, kjo është fitorja e parë në fazën e grupeve pas humbjes së thellë 6:2 nga Anglia në ndeshjen e parë.
Ndërkohë, Uellsi pësoi disfatën e parë pas barazimit 1:1 ndaj SHBA-së.
Me këtë humbje, Uellsi ka minimizuar gjasat për të avancuar nga grupi. Edhe pse nuk e pati posedimin e topit, Irani ishte shumë më i mirë se Uellsi dhe krijoi më shumë raste shënimi.
Edhe
Bale shpreson ta udhëheqë Uellsin drejt fitores ndaj Iranit
Madje, Irani shënoi një gol në minutën e 16-të me anë të Ali Gholizadeh, por që u eliminua nga VAR-i për pozitë jashtëloje.
Po ashtu, Irani në fillim të pjesës së parë qëlloi edhe dy herë shtyllën kurse në të dytën e kërkoi edhe më shumë golin, por nuk arriti ta mposht portierin Hossein Hosseini.
Uellsi ndeshjen e përfundoi me një lojtar më pak, pasi në minutën e 85-të, portieri Wayne Hennessey u ndëshkua direkt me karton të kuq pas intervenimit të dhomës së VAR-it.
Irani në epërsi
Irani po avancon ndaj Uellsit në ndeshjen e dytë të Grupit A.
Në minutën e nëntë, të fundit të kohës shtesë, Irani shënoi për 1:0.
Realizator ishte Rouzbeh Cheshmi që shënoi me një gjuajtje të fortë
Edhe
Irani pëson nga Tunizia në miqësoren e fundit para Botërorit
Uellsit i përjashtohet portieri
Përfaqësuesja e Uellsit ka mbetur pa portierin Wayne Hennessey, i cili u ndëshkua direkt me karton të kuq pas intervenimit të dhomës së VAR-it.
Hennessey e lëshoi portën në minutën e 85-të për të larguar një top nga sulmuesi i Iranit, Mehdi Taremi që ishte në kundërsulm.
Megjithatë, portieri uellsian nuk e largoi topin, por shkaktoi ndërhyrje në sulmuesin iranian.
Arbitri fillimisht e ndëshkoi me karton të verdhë, por pas intervenimit të VAR-it, Hennessey u ndëshkua me karton të kuq.
Irani i afrohet golit, godet dy herë shtyllën
Irani i është afruar golit ndaj Uellsit.
Edhe
Mbyllet pjesa e parë, Iranit i anulohet një gol
Në fillim të pjesës së dytë, iranianët qëlluan dy herë shtyllën në aksionin e njëjtë.
Rezultati mbetet 0:0.