Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Turqia shënon fitore të rëndësishme

Turqia dominoi plotësisht ndaj Uellsit të hënën mbrëma.

Shënoi dy gola, iu anuluan dy të të tjerë dhe humbi një penallti përballë Uellsit, në ndeshjen që e fitoi 2:0, në kuadër të grupit D të kualifikimeve për “Euro 2024”.

Umut Nayir shënoi golin e parë në minutën e 72-të, kurse tetë minuta më vonë Arda Guler shënoi golin e dytë për rezultatin final, 2:0.

Me këtë fitore, Turqia është forcuar në vendin e parë me nëntë pikë, kurse në vendin e tretë është Uellsi me katër pikë.