Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Turqia shkon si e para e grupit në Evropian

Turqia e ka mbyllur baras ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Evropianin e vitit të ardhshëm. Por Turqia në “Euro 2024” që mbahet në Gjermani shkon si e para e grupit D me 17 pikë. Kroacia e dyta me 16 pikë, ndërsa Uellsi në vendin e tretë me 12 pikë.

Ndeshja Uells – Turqi e zhvilluar të martën mbrëma përfundoi baras, 1:1.

Uellsi kaloi i pari në epërsi në minutën e 7-të. Realizues ishte Neco Williams, derisa Yusuf Yazici në minutën e 70-të nga penalltia barazoi rezultatin 1:1.