Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pumas shkëput kontratën me Dani Alvesin

UNAM Pumas ka shkëputur kontratën me Dani Alvesin.

Klubi meksikan e bëri lajmin e ditur të shtunën, pak kohë pasi 39-vjeçari u arrestua në Spanjë për sulm seksual ndaj një vajze në një lokal në Barcelonë.

Alvesi iu bashkua Pumasit në Meksikë nga Barcelona në verën e vitit 2022.

Ai zhvilloi 13-të ndeshje dhe dhuroi pesë asistime.

Së fundmi ishte pjesë e Brazilit në Kupën e Botës 2022.

Pas turneut në Katar me brazilianët, mbrojtësi i krahut të djathtë u pensionua nga Përfaqësuesja e Brazilit.