Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dani Alves largohet nga Barcelona

Ende nuk ka vendim për të ardhmen e Alvesit

Dani Alves është larguar nga Barcelona pasi klubi vendosi të mos i ofrojë atij vazhdimin e kontratës. Kontrata aktual e 39-vjeçarit skadon në fund të muajit, por ai kishte kërkuar që t’i vazhdohet të paktën deri në fund të vitit. Mbrojtësi i krahut shpresonte se vazhdimi në “Camp Nou” do ta mbante atë në garë për t’u bërë pjesë e Barazilit për Kupën e Botës “Katari 2022”.

Alves largimin e tij e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Instagram. “Tani është koha për lamtumirën tonë. Ishin tetë vjet kushtuar klubit, atyre ngjarjeve dhe asaj shtëpie... por si çdo gjë në jetë, vitet kalojnë, rrugët devijojnë dhe historitë shkruhen për ca kohë në vende të ndryshime”, ka shkruar ndër të tjera Alves në faqen e tij në Instagram.

Alves u kthye te Barcelona në nëntorin e vitit të kaluar nga Sao Paulo. Ai luajti 16 ndeshje në sezonin 2021/2022, ndërsa shënoi një gol dhe asistoi tri herë.

Artikuj të ngjashëm