Dani Alves është në kërkim të një skuadre të re. Mbrojtësi i krahut pas aventurës me Sao Paulo dëshiron të rikthehet në Evropë.
Mediat spanjolle kanë raportuar të shtunën se Alves i është vetofruar klubit katalonjas.
38-vjeçari ka shprehur dëshirën të kthehet te Barcelona. Por, drejtuesit e klubit nuk kanë vendosur ende.
Alves ka luajtur te Barcelona nga viti 2008 deri në vitin 2016.