Mbrojtësi i krahut, Dani Alves është kthyer te Barcelona.
Skuadra e madhe e La Ligas të premten mbrëma ka njoftuar që ka arritur marrëveshje me Alvesin. Braziliani ka luajtur për Barcelonën prej vitit 2008 e deri në vitin 2016. Ishte shumë i suksesshëm.
Marrëveshja është e vlefshme deri në fund të edicionit aktual. Alves ishte futbollist i lirë. Së fundi ishte paraqitur te Sao Paolo. 38-vjeçari ka luajtur edhe për PSG-në, Juventusin e Sevillan.
Alves vlerësohet mbrojtësi i djathtë më i mirë në histori të Barcelonës. Ka zhvilluar 391 ndeshje dhe ka shënuar 23 gola.
Artikuj të ngjashëm