Mbrojtësi i krahut të djathtë, Dani Alves nuk e ka ndërmend të ndalet. Braziliani ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Meksikë, pasi është zyrtarizuar te skuadra UNAM Pumas.
Ai me këtë ekip ka firmosur kontratë njëvjeçare dhe i bashkohet si lojtar i lirë.
39-vjeçarit muajin e shkuar i skadoi kontrata me Barcelonën, por klubi spanjoll nuk preferojë ta mbajë në “Camp Nou” edhe për sezonin e ri.
Pumasi bëhet skuadra e nëntë në karrierë e Alvesit, i cili është kapiten i Përfaqësueses së Brazilit.
Në Evropë, krahas Barcelonës, ai ka bërë karrierë edhe te Paris Saint-Germaini, Juventusi e Sevilla.