Dani Alves pritet të mbetet pjesë e Barcelonës. Trajneri Xavi Hernandez thuhet se u ka bërë me dije drejtuesve të klubit se llogarit në shërbimet e mbrojtësit brazilian edhe për sezonin tjetër.
Alves ka kontratë me Barçën deri në qershor të këtij viti.
Klubi spanjoll do t’i ofrojë kontratë njëvjeçare Alvesit, me mundësi vazhdimi edhe për një vit.
38-vjeçari këtë edicion ka shtatë paraqitje në të gjitha garat ku ka shënuar një gol dhe ka bërë tri asistime.