Mbrojtësi i krahut, Dani Alves, do të jetë pjesë e Barcelonës edhe për sezonin e ardhshëm. “Mundo Deportivo” të mërkurën ka shkruar se drejtuesit e Barçës do t’ia rinovojnë kontratën Alvesit edhe për një vit.
Braziliani 38-vjeçar iu bashkua Barcelonës në fillim të këtij viti si lojtar i lirë dhe ka pasur ndikim pozitiv në ekip, gjë që ka detyruar trajnerin Xavi Hernandez ta mbajë edhe për sezonin tjetër.
Kontrata aktuale i skadon Alvesit në fund të muajit të ardhshëm, ndërsa deri më tani ai ka një gol e tri asistime në 13 paraqitje.